Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Jo, faleminderit”/ Messi refuzon milionat arabe, zgjedh skuadrën e re

Rikthim te Barcelona, transferim në Arabinë Saudite apo kalimi në MLS, futbollin amerikan? Pas një reflektimi të gjatë, Leo Messi e ka marrë vendimin final në lidhje me skuadrën e ardhshme të karrierës.

Kampioni i botës me Argjentinën dhe 7 herë fituesi i Topit të Artë”, do të luajë me Inter Miami, klub ku David Beckham është një nga pronarët.

Lexo edhe: 

Guillem Balague shkruan se gjithçka është e mbyllur dhe Messi do të firmosë së shpejti me klubin nga Florida.

Babai i tij, Jorge Messi, njëkohësisht edhe agjenti i yllit argjentinas, takoi Joan Laportën, presidentin e Barcelonës.

Leo dëshiron të rikthehet në Camp Nou”, u shpreh ai, por problemet ekonomike të kampionëve të Spanjës ndikuan që të mos realizohet dëshira e madhe e tij dhe popullit katalanas.

Ndërkohë, Al Hilal kishte gati një ofertë të çmendur me 400 milionë euro në sezon! Por, familja Messi nuk dëshiron të kalojë “pensionin” në botën arabe. Duke refuzuar ofertën e majme për të jetuar diku tjetër.

35-vjeçari ka zgjedhur Inter Miamin për të kaluar vitet e fundit si futbollist profesionist. Marrëveshja për t’u bashkuar me Interin vjen edhe pasi Messi planifikon të ndërtojë një qendër stërvitore në Florida.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...