Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Jo”-ja e Zaniolos hodhi në erë gjithë planin e Romës

Një plan i dështuar që ka rritur tensionin mes palëve. Ka një arsye të fortë, që lidhet me merkaton, pse Jose Mourinho është shumë i pakënaqur me sjelljen e Zaniolos, sulmuesit të ri italian të verdhekuqve.

Roma ishte gati të nënshkruante më lojtarin që do ta zëvendësonte sapo Nicolo të hidhte firmën në skuadrën e Bournemouthit. Bëhet fjalë për Dusan Tadic, kapitenin e Ajaxit të Amsterdamit dhe Serbisë, të cilin Mourinho e kishte bindur tashmë ta ndiqte në Trigoria.

Në moshën 34-vjeçare, me vetëm një vit kontratë të mbetur me me “Harkëtarët”, Tadic do të kushtonte disa milionë, duke e lejuar klubin verdhkuq të siguronte një fitim të mirë kapitali dhe të ulte faturën e pagave.

Kjo lëvizja do të kishte lejuar gjithashtu Tiago Pinto të afronte një tjetër qendërmbrojtës, duke plotësuar edhe kërkesat e trajnerit.

Refuzimi i Zaniolos për t’u transferuar te Bournemouthi hodhi në erë të gjithë planin. Të paktën tani për tani, kjo është e vërteta, siç shkruan “Corriere dello Sport”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...