Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Jo palë me absurditetin”, Tirona Fanatics bojkotojnë duelin me Kukësin

Tirana do të sfidojë nesër Kukësin në “Air Albania”. Supersfida e javës së 18-të në Abissnet Superiore, do të fillojë prej orës 16:45, teksa do të transmetohet në Supersport 3.

Bardheblutë e Shehit kryesojnë kampionatin shqiptar me 6 pikë më shumë se Kukësi dhe Laçi, por nesër nuk do të kenë mbështetjen e grupimit “Tirona Fanatics”.

Me anë të një komunikate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale, ultrasit e 25 herë kampionëve të Shqipërisë kanë theksuar se nuk të jenë të pranishëm në shkallë për të mbështetur ekipin e zemrës.

Ky vendim është marrë pas kushtit të policisë së kryeqytetit për tregimin e kartave të identitetit përpara futjes në stadium, totalisht kundër parimeve të ultrasve.

Nesër Fanatics nuk do të jenë prezent në Air Albania. Jo në stadium me kartë identiteti. Jo palë me absurditetin! Ne jemi TIRONA”, lexohet në postimin zyrtar të grupimit ultras të Tiranës.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...