Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Jo vetëm Broja, Kombëtarja humbet një tjetër titullar për shkak dëmtimi

Keidi Bare është dëmtuar në sfidën e fundit të Espanyolit përballë Atletico Paso dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. Mesfushori i kombëtares shqiptare, ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë dhe për këtë arsye pritet të mungojë nga 3-4 muaj.

25 vjeçari është një nga pikat më të forta për skuadrës katalanase ku deri më tani numëron 11 sfida në La Liga. Në sfidën e vlefshme për Kupën e Spanjës, Bare qëndroi në fushë për 69 minuta, aty ku më pasi u largua për t’u zëvendësuar nga Vinicius Souza.

Gjithashtu dëmtimi i Bares prek edhe kombëtaren shqiptare, pasi 25 vjeçari është një lojtar i rëndësishëm në mesfushë për kuqezinjtë. Në dy sfidat e fundit miqësore të Shqipërisë përballë Italisë dhe Armenisë, mesfushori fierak u aktivizua si titullar përballë kampionëve të Europës, ndërsa me Armeninë u aktivizua në pjesën e dytë.

Kombëtarja do të nisë fushatën kualifikuese të Euro 2024 në marsin e vitit 2023 dhe prezenca e Bares është në dyshim, ku njëjtë si Broja pritet të jetë mungesa e dytë e madhe për kuqezinjtë. Ndeshja e parë për Shqipërinë do të zhvillohet me 27 mars kundër Polonisë në transfertë, ku synimi është marrja e një rezultati pozitiv për të shpresuar deri në fund te kualifikimi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...