Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Jo vetëm Casemiro/ United tenton një tjetër lojtar të Realit, zbulohet oferta

Manchester United po synon një tjetër përforcim nga Reali i Madridit. Pasi siguruan shërbimet e Casemiros për 70 milionë euro (60+10 në formë bonusesh), “Djajtë e Kuq” kanë paraqitur një ofertë zyrtare edhe për Marko Asension.

26-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Spanjës dhe Europës. Sulmuesi i djathtë nuk është pjesë e planeve të klubit spanjoll dhe pritet të vijojë karrierën në Premier League, edhe pse Carlo Ancelotti e vlerëson.

Mediet spanjolle raportojnë se klubi anglez do të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e Asension, propozim që pritet të pranohet nga presidenti Florentino Perez, i cili e ka nxjerrë prej kohësh në merkato lojtarin spanjoll.

Bisedimet mes dy klubeve vazhdojnë, ndërkohë që Asensio ka marrë edhe oferta edhe nga disa klube angleze dhe italiane. United po tenton të fitojë rivalitetin dhe në “Old Trafford” janë optimistë për mbylljen me sukses të këtij operacioni.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...