Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Jo vetëm festë, Perisiç “tremb” tifozët e Interit me deklaratat pas ndeshjes

Ivan Perisic është heroi i Interit, pasi shënoi dy herë në kohën shtesë dhe u dha fitoren zikaltërve në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Kroati i shpall edhe më i miri i ndeshjes, teksa pas saj tha se besonte te suksesi edhe kur rezultati ishte në favor të Juves dhe në fund shtoi se tani synimi është te titulli kampion.

“Jam shumë i lumtur, pasi bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme dhe në fund merituam gjithçka. Patëm vetëm një start të keq në pjesën e dytë, por unë besoja te përmbysja dhe luajtëm me kokën lart deri në fund. Tani të kthejmë kokën nga kampionati dhe të marrim pikët tona, pasi besoj edhe te titulli kampion”, u shpreh kroati.

Kontrata e Perisic me Interi skadonn në fund të sezonit dhe kroati ka lënë të hapur mundësinë e rinovimit, por në të njëjtën kohë ka thumbuar drejtuesit e klubit.

“Për rinovimin të shohim, pasi tani mendojmë të mbyllim me sukses edhe këto dy ndeshje që kanë mbetur. Do të flasim, por me futbollistët e mëdhenj nuk lihen negociatat për ditën e fundit”, u shpreh Perisiç.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...