Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jo vetëm finalja e Tiranës, Totti “çelësi” për transferimin e Dybalas te Roma

Adrenalinë për finalen e Conference League, që do të luhet të mërkurën, në Tiranë, në “Arena Kombëtare” por edhe një dëshirë e madhe e Fracesco Tottit për të parë Paulo Dybalan me ngjyrat verdhekuqe të Romës.

Në Ndeshjen e Heronjve të Integrimit, që do të luhet sonte në “San Siro”, legjenda e Romës do të zbresë në fushë me “yje” të futbollit si Messi, Pirlo, Filippo Inzaghi, Sneijder, Julio Cesar dhe Zanetti, por mbi të gjitha tifozët presin që ish-kapiteni të mbajë premtimin për Dybala-n.

“Joya” do të jetë në fushë me ish-numrin 10 të Rmës, i cili pak ditë më parë tha: “Të shohim nëse mund ta sjellim në Romë, do ta takoj të hënën. Do t’i them shumë gjëra, do t’i fus diçka në kokë të paktën, do të përpiqem ta bëj. Shpresojmë t’ia dalim, përderisa Roma të ketë të njëjtën ide si unë. Do ishte çmenduri po të thoshim se nuk e pëlqejmë.”

Kështu që sonte Totti do të flasë me Dybalan, do t’i tregojë si është të stërvitesh në Trigoria, entuziazmin e tifozëve dhe sa do të mund të rritet Roma me Mourinhon bashkë me të. Ndoshta Totti do të jetë në gjendje t’i ofrojë numrin e tij 10, një fanellë që nuk e ka veshur askush te Roma që kur la futbollin. Për Joya-n mund të jetë një nxitje më shumë për të pranuar bastin e Romës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...