Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Jo vetëm Flick, një tjetër gjerman kundër Katar 2022: Ligjin e bëjnë paratë në futboll

Qendërmbrojtësi numëron 12 ndeshje dhe 1 gol në këtë sezon me “Shqiponjat e Lisbonës”. Ndërkohë, Otamendi shpreson dhe beson se do të marrë një ftesë nga kombëtarja argjentinase për Katar 2022.

Pas Hansi Flick, trajnert të kombëtares gjermane, është radha e Antonio Rudiger për të dalë kundër organizimit të Kupës së Botës në Katar, një vend që ka dhunuar të drejtat bazë të njerëzve.

Mijëra punëtorë nga Bangladeshi, India dhe Pakistani kanë humbur jetën gjatë ndërtimit të impjanteve sportive moderne. Edicioni i 22-të Kupës së Botës do të zhvillohet për herë të parë në stinën e dimrit (20 nëntor-18 dhjetor).

Vendimi për t’i dhënë Katarit mundësinë e organizmit të Kupës së Botës, nuk ishte një vendim i marrë për tifozët dhe lojtarët, thjesht tregon se paratë luajnë një rol vendimtar në botën e futbollit”.

Më pas një koment për bojktotin. “Debatin për bojkot e shoh si diçka që duhet ta bëjnë institucionet, jo lojtarët. Sigurisht që ne duhet t’i shikojmë gjërat në mënyrë kritike dhe e kemi bërë këtë”, deklaroi mbrojtësi gjerman i Realit.

Çfarë tha Flick? – “Kupa e Botës nuk duhej të ishte organizuar atje, ne duhej të thonim jo. Në Katar të drejtat njerëzore nuk mbrohen, kështu që nuk do të jetë një Kupë Bote për tifozët. Ka njerëz që duan të fluturojnë në Katar, por heqin dorë për një sërë arsyesh”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...