Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Jo vetëm futboll, lojtarët e Partizanit pranë njerëzve në nevojë

Me rastin e festave të fundvitit, FK Partizani i pranishëm në qytetin e Cërrikut, vendlindjen e portierit Alban Hoxha. Pjesëtarë të stafit dhe titullarë të ekipit, në bashkëpunim edhe me aktivistët “Grupimi 5 Plus Cërrik”, dhuruan pako me ushqime dhe veshmbathje këtë të diel të fundit të 2018-s, duke u ardhur në ndihmë familjeve në vështirësi nën moton “Bamirësia nuk të varfëron”. Falë këtij aktiviteti, i cili nuk është i vetmi, përfaqësuesit e kuq përcollën mesazhin human për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë në prag të vitit të ri. Një vizitë e këndshme ka rezultuar edhe për fëmijët, të cilët kanë patur mundësi të takojnë dhe përqafojnë nga afër lojtarët e skuadrës të cilën simpatizojnë.

https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/266091807392530/?t=18

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...