Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Jo vetëm futbolli, edhe tenisi i rikthehet normalitetit në Shqipëri!

Nga data 18 maj, qeveria shqiptare lejoi zhvillimin e të gjitha stërvitjeve sportive në ambjente të hapura, por futbolli nuk ishte i vetmi sport që ju rikthye fushave por gjithashtu dhe tenisi. Pas disa javëve heshtje, fushat e shoqatës së tenisit Tirana pranë shallvareve u pushtuan sërish nga praktikuesit e këtij sporti duke rikthyer gjallërinë jo vetëm në këtë zonë por dhe në kryeqytet.

Ashtu si dhe në cdo sport tjetër, zbatimi i protokollit të higjenës ishte i nevojshëm dhe në këtë rast, dhe presidenti i shoqatës së Tenisit Tirana, Fatos Nallbani në këtë aspekt thekson se janë marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë sa më normale për sportistët por dhe praktikuesit e lojës.

Fëmijët që ushtrojnë prej pak kohësh këtë sport janë ata që kanë ndjerë më së tepërmi mungesën e tenisit pas një mbyllje të gjatë, dhe rikthimi në fushë është vetë lumturia për ta, që ë në fund kanë mundësinë që në ambjentet e Tenis Tirana, të marrin sërish raketën ndër duar.

Ruajta megjithatë e distancës fizike te fëmijët nuk është e thjeshtë, po për instruktore Nikin, që këtë punë e bënë prej disa vitesh është kënaqësi jo vetëm përkushtimi ndaj më të vegjëlve por gjithashtu dhe rikthimi i tenisit, që në fakt është një sport ku kontakti fizik nuk ekziston.

Të praktikosh sportin e tenisit, është një mënyrë jo vetëm e shëndetshme por gjithashtu dhe një mënyrë ideale për të kaluar orë të këndshme në një ambjent të këndshëm në fushat e tenisit të shoqatës tirana, si një mundësi më tepër që ofrohet në kryeqytet në këto ditë kur dhe temperaturat kanë filluar të rriten e bashkë me to po rikthehet sporti por dhe jeta.

Përgatiti: Andi Deçka

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...