Atalanta fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Empolit, sfidë të cilën Ardian Ismajli e nisi si titullar për skuadrën toskane. Por, ndeshja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare zgjati vetëm 20 minuta.
26-vjeçari u fut në fushë në minutën e 59’ dhe u largua në të 79’ si pasojë e problemi muskulor, duke bërë me dhimbje koke trajnerin Sylvinho.
LEXO EDHE:
- Zyrtarizohet lista për Poloninë, ja risitë e Sylvinhos
- Shorti i Championsit, përplasje “gjigantësh” në çerekfinale
- Europa League/ Juventusi “peshkon” Sportingun, Man. United përballë Sevillas
- Mourinho “mbret” i ironisë: A ka një garë tjetër ku të luajë Lazio?!
Braziliani do të debutojë në stolin kuqezi në transfertën ndaj Polonisë (27 mars), duel i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2024.
Testet mjekësore do të përcaktojnë kohën e rikuperimit të Ismajlit. Sylvinho shpreson ta ketë gati për takimin ndaj Polonisë. Emra si Broja, Gjimshiti, Bare dhe Manaj janë të dëmtuar dhe nuk janë ftuar për takimin ndaj Polonisë.
