Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Jo vetëm gjyqtarit të ndeshjes, Hakimi i ulëriti në fytyrë edhe Infantinos

Maroku doli e humbur nga ndeshja për vendin e tretë në Kupën e Botës teksa u mposhtën nga Kroacia me rezultatin 2-1. Megjithatë, lojtarët marokenë nuk u pajtuan lehtë me difatën duke pretenduar shumë sidomos nga arbitrimi në fraksionin e dytë të lojës. Në fundin e sfidës, nervat nuk mundi t’i ruante Achraf Hakimi. Lojtari i PSG, iu hakërruar arbitrit nga Katari ndërsa bëri edhe shenjën e famshme të prangave.

Por, zemërimi i mbrojtësit nuk përfundoi në fushë pasi në korridorin drejt dhomave të zhveshjes, Hakimi u “kap” edhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të cilit iu ankua për gjykimin e ndeshjes. Por, sipas gazetarëve prezentë, toni i Hakimit ishte kërcënues ndërsa edhe fjalori i lojtarit ishte korrekt. Gjithsesi, Infantino e menaxhoi mirë situatën dhe provoi ta qetësonte Hakimin me këtë të fundit që fjalën për mediat, i kërkoi edhe falje numrit një të FIFA-s.

“Nuk ndodhi asgjë, vetëm se isha i nervozuar për fundin e lojës. Shkova të flisja me Infantinon dhe kërkoj falje për fjalët. Ai është miku im dhe unë e respektoj pa masë atë, ndaj asgjë nuk ndodhi”, u shpreh Hakimi.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...