Kush do të jetë pasardhësi i Tite në krye të Brazilit? Debati është i hapur, zgjedhja i takon Federatës.
Pas eliminimit në Kupën e Botës nga Kroacia, Tite u largua nga drejtimi i brazilianëve dhe në këtë situatë, emra të ndryshëm “të huaj” dhe shumë opinione filluan të qarkullojnë për zëvendësin e tij.
Pas qarkullimit të emrave të Guardiolës dhe Ancelotti-t në medie, Ronaldo fenomeni ka dhënë një propozim për trajnerin e ardhshëm të kombëtares së vendit të tij.
Në një intervistë të dhënë për mediet spanjolle, fenomeni tha: “Do të doja të shihja teknikë si Guardiola, Ancelotti apo Mourinho si trajner i Brazilit. Por nuk jam unë ai që do të zgjedh, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Këta emra janë shfaqur në Brazil, por nuk e di nëse po merren në konsideratë me të vërtetë, Nuk shoh problem që një trajner i huaj të drejtojë Brazilin.”
