Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Jo vetëm Hamilton, edhe Verstappen niset i penalizuar në Monza

Çmimi i Madh i Italisë është “pas dere” me skuderitë që tashmë kanë nisur provat e para në pistën e Monzës. Ferrari kërkon paraqitjen fantastike në shtëpi, ndërsa mund të favorizohet edhe nga penalizimet e Mercedesit të Hamilton si dhe RedBullit të Max Verstappen.

Kështu, pas britanikut që do të niset nga fundi për shkak të ndryshimit të motorit, edhe piloti holandez, kampion i botës në fuqi, do ta startojë garën e së dielës me një penalizim prej pesë pozicionesh. Kjo sepse mekanikët e RedBull kanë ndryshuar një pjesë në motorin e makinës së Verstappen me holandezin që mesa duket do të duhet të djersijë për të triumfuar në Itali dhe për t’u afruar gjithnjë e më shumë me titullin e dytë kampion.

Aktualisht, 24-vjeçari udhëheq renditjen e Botërorit me 310 pikë, ndërsa pas tij me një distancë prej 109 pikësh vjen Sergio Perez dhe Charles Leclerc.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...