Drita la dy pikë në ndeshjen ndaj Dukagjinit. “Intelektualët” nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen jashtë fushe ndaj skuadrës nga Klina.
Ballkani përfitoi dhe tani kryeson kampionatin dardan me një pikë mbi Dritën. Dorëzimi i kreut ndikoi që Arsim Thaqi të jepte dorëheqjen nga posti i trajnerit të Dritës.
Lexo edhe:
- Zi në botën e futbollit, kanceri i merr jetën ish-mesfushorit spanjoll
- VIDEO/ “Fair Play” i sulmuesit, fiton respektin e tifozëve dhe kundërshtarëve
- Xabi Alonso, “aspirina” e duhur që riktheu buzëqeshjen te Bayer Leverkusen
- Rekord dhe fitore/ Orges Shehi, 100 ndeshje bardheblu
Drejtuesit e klubit nga Gjilani kanë nisur nga puna për gjetjen e timonierit të ri. Mirel Josa është një nga kandidatët kryesorë për t’u ulur në pankinën e Dritës.
Trajneri nga Tirana ka një eksperiencë të madhe, ndërkohë që qëndron pushim prej 20 marsit, datë kur u shkarkua nga Vllaznia.
59-vjeçari ka drejtuar më parë Prishtinën në Kosovë. Ndërkohë, një tjetër emër që përflitet për marrjen e Dritës është Bekim Isufi.
47-vjeçari e njeh shumë mirë skuadrën nga Gjilani, pasi fitoi titullin kampion me Dritën në vitin 2018, por edhe Superkupën e Kosovës. Isufi ka drejtuar edhe Ballkanin dhe Ferizajn.
