Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Jo vetëm Kategoria Superiore, edhe Kategoria e Parë me format të ri në edicionin 2023-2024!

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendime të rëndësishme për kompeticionet kombëtare në mbledhjen e fundit, ndër të cilat edhe miratimi i strukturës dhe skemës së kampionatit Kategoria e Parë 2023-24.

Sipas formatit të propozuar dhe më pas të miratuar nga KE i FSHF, në këtë edicion të ri do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.

Lexo edhe: 

Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së mëposhtme:

 

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”.

Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore sipas skemës së mëposhtme:

3-6
4-5

Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.

Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё Grupi A&B.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...