Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Jo vetëm Kolo Muani, PSG “fiksohet” edhe me talentin e Lyon

Merkato verore ka hyrë në orët e fundit, ndërsa në shtëpinë e Paris Saint-Germain po përgatiten për lëvizjet e fundit.

Të gjithë vëmendjen e ka marrë Randal Kolo Muani, me sulmuesin e Frankfurt që po shtyn drejt një lëvizje me destinacion Parisin.

Lexoni edhe: 

Por, kampionët e Francës kanë ende objektiva në merkato dhe tashmë në skenë është shfaqur edhe Bradley Barcola, lojtari i Lyon.

20-vjeçari është një prej elementëve që ka spikatur në sezonin e fundit në Ligue 1, por vështirësitë që po has Lyon, kanë bërë që talenti francez të mendojë për një klub tjetër me më shumë ambicie.

Javën e kaluar, Barcola u lidh ngushtë me një transferim te Chelsea, por tashmë në skenë është shfaqur edhe Paris Saint-Germain, një klub që edhe në këtë sezon po tregon se ka shumë besim te lojtarët e rinj dhe me perspektivë.

Barcola është një i tillë, madje ai shihet edhe si një nga lojtarët e të ardhmes te përfaqësuesja franceze, por lidhur me këtë temë ka folur edhe numri një i Lyon, John Textor.

“Barcola është një lojtar shumë i talentuar dhe i rëndësishëm për ne. Unë nuk jam këtu për të ndaluar lojtarët, ata të cilët duan të largohen nuk janë armiq, ky është futbolli. Ka pasur disa oferta për lojtarin në fjalë. Diskutimet tona me PSG-në nuk kanë arritur akoma në nivelin e duhur, pra ata janë larg kërkesave tona” – tha Textor

Barcola ka kontratë me Lyon-in deri në verën e vitit 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet tashmë në rreth 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...