Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Jo vetëm largime, Partizani zyrtarizon afrimin e Mustës

Vjen afrimi i parë i Partizanit. Mesfushori Emiljano Musta ka firmosur marrëveshjen me të kuqtë. 29-vjeçari mbyll kështu aventurën e tij me Laçin pas një sezoni, duke u transferuar në radhët e klubit kryeqytetas. Ky është rikthim për Mustën në radhët e Partizanit, pasi ka qenë pjesë e të kuqve edhe përgjatë sezonit 2013-2014. Në postimin e Partizanit shkruhet:

“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29 vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me të kuqtë. Musta i cili ishte pjesë e ekipit të Laçit rikthehet në familjen e kuqe, bluzë të cilën e ka veshur edhe përgjatë sezonit 2013 – 2014. Musta do të mbaj nr. 29 dhe sot i bashkohet menjëherë ekipit në Ohër për tu vënë në urdhrat e trajnerit Ilir Daja.”

Kështu, të kuqtë pasurojnë organikën e tyre me një lojtar cilësor, i cili në radhët e Laçit ka qenë një titullar i padiskutueshëm, ku ku është aktivizuar në 32 sfida. Ndërkohë, që më kurbinasit ai ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë. Me afrimin e Conference League, kompeticionit më të ri futbollistik të UEFA-s, drejtuesit e Partizanit kanë nisur punën për përforcimin e skuadrës në mënyrë që aventura e tyre të nisë sa më mirë. Ky nuk do të jetë afrimi vetëm, pasi të kuqtë po vazhdojnë punën për të siguruar emra të tjerë me peshë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...