Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Jo vetëm Lewandowskin, Barça dëshiron t’i marrë Bayernit edhe një tjetër lojtar

Barcelona është duke menduar për të përforcuar të gjithë repartet dhe ndërsa në sulm do që të ketë yllin e Bayern Munich, Robert Lewandowskin, për mbrojtjen dëshiron të marrë Lucas Hernandez prej kampionëve të Gjermanisë.

Me largimet e pritshme të Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti, si dhe me Gerard Pique që po sheh perëndimin e karrierës si futbollist, një qendërmbrojtës është i nevojshëm. Ndërsa po ashtu duhet edhe një mbrojtës i majtë, në mënyrë që Jordi Alba të mund të marrë pak frymë. Probleme të cilat Barça mund t’i zgjidhte vetëm me një emër, atë të Lucas Hernandez.

Sipas raportimeve në Spanjë mësohet se Lucas Hernandez është një nga emrat e preferuar nga Xavi për t’ju bashkuar katalanasve. Lojtari i bavarezëve ka qenë prej kohësh në krye të listës së preferancave te “blaugranat”.

Kontrata e mbrojtësit francez me bavarezët zgjat deri më 2024-ën, ndërsa nuk dihet nëse klubi do e shesë 26-vjeçarin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...