Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Jo vetëm Lewandowskin, Barça kërkon një tjetër yll të Bayernit

Me afrimin e merkatos së verës, Barcelona duket se është gjithmonë e më afër Robert Lewandowskit. Megjithatë përveç polakut, klubi katalanas po ndjek me vëmendje një tjetër yll të Bayern Munich dhe ai është Serge Gnabry.

Ndërsa po rindërton skuadrën, qëllimi kryesor i Barçës është afrimi i një golashënuesi dhe për këtë, Joan Laporta nuk heq dorë nga Lewandowski, me sulmuesin që kërkon të largohet sa më shpejt nga Munich-u. Tashmë mbetet vetëm arritja e marrëveshjes mes dy klubeve, por nuk duket e thjeshtë pasi bavarezët nuk kanë ndërmend ta lënë Lewandowskin të largohet. Megjithatë, duket se polaku mund të mos jetë subjekti i vetëm i diskutimeve mes Barçës dhe Bayern Munich-ut.

Barcelona është e interesuar edhe për Serge Gnabry, kontrata e të cilit me kampionët e Gjermamisë skadon në 2023-shin, me lojtarin që tashmë e ka bërë publike dëshirën për t’u larguar nga bavarezët.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle drejtuesit e klubit “blaugrana” kanë marrë informacione për gjermanin. Ideja kryesore do të ishte që ai të afrohej te Barça me parametra zero në verën e vitit 2023, por nuk mund të përjashtohet si mundësi që Joan Laporta ta bëjë të mundur transferimin e Gnabry-t që këtë verë.

Sidoqoftë, kalimi i Gnabry në Barcelonë do të varej mbi të gjitha nga çështja e Ousmane Dembele. Nëse francezi vendosë të qëndrojë, atëherë Barça do të fokusohej tek Raphina pasi kushton me pak. Nga ana tjetër, nëse Dembele largohet, puna për afrimin e Serge Gnabry do të nisë në mënyrë urgjente.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...