Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Jo vetëm Lingard, klubi historik në Premier League synon edhe lojtarin e Juventus

U deshën plot 23 vite që një nga klubet historike të Anglisë, Nottingham Forest të rikthehej në Premier League. Tashmë, që janë pjesë e elitës, drejtuesit janë duke bërë maksimumin në merkato për një përfaqësim sa më dinjitoz teksa deri më atni kanë nënshkruar me plot 11 futbollistë ku më i famshmi dhe i bujshmi është transferimi i Jesse Lingard nga Manchester United.

Megjithatë, goditjet e bujshme duket se nuk do të mbyllem vetëm me sulmuesin për Nottingham Forest pasi këta të fundit janë vënë në ndjekje edhe të Aaron Ramsey. I përfunduar jashtë planeve të trajnerit Massimiliano Allegri, Juventus po përpiqet të mbyllë kontratën me uellsianin i cili më pas do të ishte një lojtar i lirë.

Kështu, Nottingham është në pritje dhe Ramsey mund të jetë lëvizja e radhës në merkato ndërsa për klubin firma me një lojtar me shumë eksperiencë mund të konsiderohet tejet e vlefshme. Në rast se gjithçka mbyllej me sukses, atëherë Ramsey do të rikthehej në Premier League pas eksperiencës me Arsenal. Ndërkaq, vlen të theksohet se mesfushori e ka veshur edhe më parë fanellën e Nottingham Forest kur është huazuar në sezonin 2010-2011 nga Arsenal.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...