Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Jo vetëm lojtar i madh, humani Rüdiger u ndryshon jetën fëmijëve në Sierra Leone

Antonio Rüdiger ka nisur ta luajë Botërorin e tij në Sierra Leone, vendi ku lindi nëna e tij. Futbollisti i Realit të Madridit, pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë, e ka bërë këtë duke dhuruar të gjitha paratë që planifikon të fitojë në këtë Botëror: 11 fëmijë të mund t’i nënshtrohen operacionit dhe të kenë një jetë më të mirë dhe normale.

Në bashkëpunim me organizatën gjermane të ndihmës BigShoe, mbrojtësi i Realit ka financuar një sërë trajtimesh jashtëzakonisht komplekse, të shtrenjta dhe më e rëndësishmja, që ndryshojnë jetën e fëmijët. Në këtë rast, pacientët e vegjël vijnë nga Lunsar, një qytet në shtëpinë e dytë të Rüdigerit, Sierra Leone, nga ku është nëna e tij Lily, dhe që kryesisht vuajnë nga shtrembërimi i këmbëve.

Ky problem ndikon shumë në jetën e fëmijëve, jo vetëm për shkak të problemeve të dukshme fizike, por edhe për shkak se këto aftësi të kufizuara janë shumë të stigmatizuara nga ana sociale në Sierra Leone.

Pacientët jo vetëm që detyrohen të mbështeten në paterica për pjesën tjetër të jetës së tyre, por janë gjithashtu të izoluar nga shoqëria, ngacmohen dhe kanë pak shanse për të gjetur një punë dhe për të bërë një jetë normale më pas.

“Më dhemb kur se ku dhe si rriten fëmijët e Sierra Leones”, – shpjegon Rüdiger, i lumtur kur merr lajmin se operacionet kanë shkuar mirë. – “Shtrembërimi korrigjohet me ndërhyrje përpara se pacientët të mund të ecin dhe të marrin pjesë në jetën shoqërore”, vijon futbollisti, i cili do të jetë rivali i skuadrës spanjolle në Botërorin e Katarit.

Rüdiger e ka të qartë se kjo lloj ndihme është më e pakta që mund të bëjë për shkak të pozitës së tij të privilegjuar në shoqëri falë futbollit.

“Në Gjermani, më janë dhënë mundësi që shumë njerëzve në Sierra Leone u janë refuzuar. Jam mirënjohës për këto mundësi dhe e vlerësoj shumë pozicionin e privilegjuar në të cilin ndodhem. Të ndihmosh këtu është një çështje nderi për mua. Do të doja ta zbatoja shumë projekte të tjera në Sierra Leone me familjen time në të ardhmen”, thotë lojtari, i cili lë gjurmë kudo që shkel.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...