Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Jo vetëm Matic, Mourinho do te Roma edhe mesfushorin që ishte afër Juves

Roma vazhdon të punojë për të gjetur pasuesin e Henrikh Mkhitaryan, i cili nuk rinovoi kontratën me verdhekuqtë, pasi dëshiron t’i bashkohet Interit.

Trajneri i ekipit kryeqytetas, Jose Mourinho ka hedhur sytë nga kampionati francez për të zëvendësuar armenin, pasi largimi i tij lë një hapësirë të madhe në mesin e fushës.

Portugezi ka piketuar Houssem Aouar, i cili aktivizohet te Lyon. Por e vetmja pengesë e verdhekuqëve për të arritur te futbollisti është shuma prej 25 milionë eurove që kërkojnë francezët.

Mesfushori 23-vjeçar ka edhe një vit kontratë me klubin francez, ndërkohë që oferta e Romës nuk shkon më shumë se 15 milionë euro për momentin. Bisedimet vazhdojnë…

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...