Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Jo vetëm Milan, Inter dhe Juventus! Edhe Manchester City në garë për talentin shqiptar

Kristian Asllani do të debutojë me kombëtaren shqiptare në miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Mesfushori i Empolit është një nga risitë e trajnerit Reja për duelet e 26 dhe 29 marsit.

20-vjeçar ka zhvilluar 15 ndeshje në Serie A me skuadrën toskane, duke u dalluar me paraqitjet e tij pozitive. Çmimi i kartonit po i rritet, teksa e njëjta gjë po ndodh edhe me klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Milani e ndjek prej kohësh, Paolo Maldini e pëlqen shumë dhe drejtuesi i kuqezinjve ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit shqiptar dhe drejtuesit e Empolit.

“Djalli” është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e Asllanit, i cili mund të qëndrojë edhe një vit i huazuar tek Empoli, për të përfituar më shumë minuta dhe eksperiencë.

Mesfushori monitorohet edhe nga Juventusi e Interi, por jo vetëm. Gazetari italian, Alfredo Pedulla raporton se Asllani ka përfunduar edhe në fokusin e Manchester City, që së shpejti do të dërgojë disa skautë për ta ndjekur në aksion.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...