Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Jo vetëm Muriqi, Kosova në ankth për situatën e lojtarit që shkëlqeu në Qipro

Kosova ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut, e cila zhvillohet të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Paraprakisht në konferencë për mediet janë paraqitur përzgjedhësi, Alain Giresse dhe futbollisti Lirim Kastrati.

Trajneri francez theksoi se Kosova është gati për këtë duel, megjithëse ka mungesa të rëndësishme në ekip, pasi për shkak të pezullimit të kartonëve mungojnë Arijanet Muriq dhe Fidan Aliti, derisa për shkak të lëndimit i diferencuar nga ekipi është stërvitur sulmuesi i Mallorcas.

Jemi në një situatë paksa të veçantë para ndeshjes me Irlandën e Veriut, si pasojë e asaj që ndodhi në duelin e fundit me Greqinë, ku jemi pa dy lojtarë që u përjashtuan, dhe këta i shtohen mungesave që i kemi. Jemi në vështirësi sa i përket pozicioneve të caktuara, pasi ata që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre.

Mirëpo, padyshim se do të tentojmë t’i përshtatemi situatës, të përgatitemi dhe të kemi një paraqitje sa më të mirë. Sa i përket Vedat Muriqit, shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për këtë ndeshje”, u shpreh trajneri francez. Ai ka thënë se aspekti fizik i ekipit është shumë i rëndësishëm, duke pasur parasysh se kundërshtari vrapon shumë.

Ndërkaq, anësori Lirim Kastrati tha se humbja nga Greqia nuk duhet ta ndalë Kosovën drejt paraqitjeve të mira. “Nuk kemi kohë të mendojmë për ndeshjen e kaluar. Tani jemi të fokusuar të gjithë për ndeshjen me Irlandën e Veriut. Jemi përgatitur mirë. Atmosfera është gjithmonë e mirë. Edhe humbja është pjesë e lojës kështu që ne jemi të përgatitur.

Normalisht, po të kishim arritur fitore, do të ishte edhe më mirë në aspektin moral. Tani duhet ta tregojmë veten dhe me angazhim, punë e ushtrime, besoj që do të kemi një rezultat pozitiv nesër”, deklaroi Kastrati. E telasheve me mungesa gjatë seancës së sotme stërvitore iu shtua edhe lëndimi i Edon Zhegrovës.

Si rrjedhojë, lojtari i ekipit francez të Lille u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...