Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jo vetëm Neymar, Reali do edhe Lewandowskin

Nëse je një futbollist i klasit të lartë , është e pamundur të mos aludohet për një trasnferim të mundesh tek gjigandët e Real Madridit që historikisht kanë kërkuar afrimin e lojtarëve të talentuar, sikurse po ndodh edhe me Robert Lewandowskin. Ditët e fundit kanë qarkulluar zëra që e lidhin të ardhmen e   sulmuesit  tek klubi Los Blancos dhe në fakt kjo nuk është hera e parë që përflitet për një lajm të tillë  me pretendimin  se  sezoni i ardhshem mund ta gjejë 29- vjeçarin në kryeqytetin e Spanjës . Bomberi polak duket se ndihet i lodhur nga këto spekulime  dhe i ka hedhur poshtë duke i cilësuar thjeshtë dhe vetëm si spekulime mediatike dhe se nuk ka ndërmend t’iu kushtoje rëndësi .  Per t’i dhënë fund këtyre aludimeve sulmuesi i bavarezëve  është shprehur se nuk ka dijeni nëse ka patur një bisedë midis agjentit të tij dhe drejtuesve të Los Blancos. Nga ana tjeter kampionët në fuqi të Spanjës kanë probleme të mëdha në repartin e avancuar ,  ku u nevojitën  përforcime të reja edhe pse lojtari ka bërë mirë tek Bayern Munich , mosha e tij mund të konsiderohet një pengesë sepse  klubi i Florentino Perez kërkon të afrojë talente tek të  cilët mund të mbështetet për një kohë të gjatë. 29-vjeçari ka shënuar 25 gola gjatë këtij sezoni, në 30 paraqitjet në të gjitha kompeticionet .

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...