Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Jo vetëm nga La Liga, për Vrionin ka interes edhe nga Franca

Giacomo Vrioni është një nga emrat shqiptarë më të lakuar të momentit. Sezoni fantastik në elitën e Austrisë me fanellën e Tirol ku shënoi 19 gola duke ndarë edhe Këpucën e Artë me Karim Adeyemi, ka bërë që shumë klube të rëndësishme të vihen pas 23-vjeçarit të kombëtares.

Para disa ditëve, u bë e ditur se për futbollistin që është në pronësi të Juventus kishte interes nga ana e Getafes në La Liga, Fenerbahçes në Turqi apo edhe Anderlecht në Belgjikë. Mirëpo, së fundmi në skenë ka dalë edhe një tjetër klub, nga një kampionat po aq prestigjioz.

Fjala është për Reims në Ligue 1, një skuadër që sezonin e fundit e mbylli në vendin e 12-të të kampionatit ndërkohë që në radhët e francezëve luajnë edhe dy lojtarë shqiptarë si Arbër Zeneli dhe Valon Berisha. Për Vrionin mund të jetë një mundësi reale ku të tregojë vlerat në një ambient që i garanton edhe vëmendje të madhe.

Kujtojmë se për shërbimet e Vrionit, Juventus kërkon minimalisht katër milionë euro ndërsa nëse nuk kënaqen interesat ekonomikë të italianëve, atëherë ekziston edhe mundësia që Massimiliano Allegri t’i japë një mundësi në ekipin e parë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...