Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Jo vetëm për Asension/ Milan nis bisedimet për Brahim Diaz, por Ancelotti i prish planet

Jo vetëm për Marco Asension, kontrata e të cilit me Real Madridin përfundon në 2023-shin dhe që është targeti i Milan, por dy klubet kanë nisur bisedimet edhe mbi të ardhmen e Brahim Diaz.

Në 34 ndeshje, spanjolli ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 4 asiste, ndërsa huazimi i tij te Milan zgjat deri në qershor të 2023-shit.

Mesfushori pëlqehet shumë te “kuqezinjtë” e Italisë dhe për këtë arsye klubi i Milan, por  sipas raportimeve nga mediet italiane Ancelotti, nga ana e tij i ka treguar Milanit synimin për të rikthyer Brahimin në bazë në këtë verë për t’i dhënë atij mundësinë për të krijuar një vend në ekip.

Një skenar që sulmuesi spanjoll do ta donte shumë, por vetëm me kushtin që të ketë hapësira dhe të luajë në vazhdimësi (gjithsesi mbetet për t’u parë nëse Ancelotti do të jetë ende trajner i madrilenëve në sezonin 2022-2023).

Ndryshe, ish-lojtari i Cityt do të qëndrojë aty ku është edhe për të paktën një vit, duke u përpjekur të bindë trajnerin Luis Enrique që ta thërrasë për Kupën e Botës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...