Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Jo vetëm për Mbappe-në, Reali sfidon PSG-në edhe për këtë lojtar

Aurelien Tchouameni është një nga emrat më të mirë të mesfushës dhe si i tillë, shumë skuadra po e ndjekim me vëmendje, duke përfshirë këtu edhe Real Madridin, i cili ka kohë që po punon në heshtje për të përfunduar nënshkrimin e tij.

Kështu, në këtë pjesë të fundit të sezonit, sipas raportimeve të “AS”, duket se “Los Blancos” kanë “shkelur gazin” dhe janë të gatshëm të marrin lojtarin, për të cilin Monaco kërkon rreth 65 milionë euro.

Të interesuar për kartonin e francezit janë edhe PSG e Chelsea, me këtë të fundit që me sanksionet e vendosura nga lufta në Ukrainë pothuajse është përjashtuar nga gara. Kështu, madrilenët, të cilët tashmë kanë një “luftë të hapur” me PSG-në për Mbappen, nuk do të dorëzohen as për Thouamenin, pavarësisht shifrës që do i ofrojnë lojtarit parizienët.

Me afrimin e Tchouameni, Real Madrid do të siguronte një mesfushë që, me siguri, synon shumë lart.

Nga njëra anë janë Valverde dhe Camavinga që ndjekin siç duhet ecurinë e tyre dhe nga ana tjetër, vetë Tchouameni që do të mbërrinte për të bërë ndryshimin e plotë të gjeneratës dhe për të zëvendësuar CMK-në tashmë të njohur (Casemiro, Modric, Kroos) që kanë shkruar histori në klubin madrilen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...