Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Jo vetëm “përplasjet” me Hummels, pse Terzic u largua nga BVB

Dorëheqja e Edin Terzic shkaktoi befasi të madhe te tifozët e Borussia Dortmund, aq më tepër pas një sezoni fantastik. Në fund të së cilit verdhezinjtë gjermanë mbërritën në finalen e Champions League.

“E dhimbshme për mua të ndahem me Dortmundin. Pas 10 viteve të kaluara te BVB, nga të cilat 5 në stafin teknik dhe 2.5 si trajner i parë, mendoj se epoka e re e klubit duhet të fillojë me një trajner të ri.

Të gjithë personat afër meje e dinë se largimi ka qenë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë. I uroj më të mirën Dortmundit. Dhe kjo nuk është një lamtumirë, shihemi së shpejti”, u shpreh 41-vjeçari kroat i lindur në Gjermani.

Lexo edhe:

Po cilat ishin shkaqet e dorëheqjes së trajnerit? Kritikat e disa lojtarëve ndaj skemave të tij taktike e kanë lodhur, duke e detyruar të vendoste largimin e klubi i tij i zemrës.

Matts Hummels nuk ishte një admirues i skemave të Terzic, ndaj të cilit në mënyrë sistematike gjatë gjithë sezonit nuk i ka kursyer kritikat. Por jo vetëm mbrojtësi i njohur, i cili gjithashtu do të largohet nga Dortmundi.

Edhe Julian Brandt e Niclas Fullkrug kanë shfaqur pakënaqësi në lidhje me idetë e teknikut, i cili drejtoi skuadrën gjermane si trajner në tri periudha të ndryshme.

Konflikti me më shumë se një futbollist ndikoi që Terzic të “sakrifikohej” duke u dorëhequr, pavarësisht se drejtuesit e klubit ngulmuan që të vijonte i qetë punën e tij.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...