Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jo vetëm PSG, edhe Chelsea e Tottenham hyjnë në garë për Kessie

Franck Kessie vijon të refuzojë rinovimin e kontratës me Milanin, pasi ka kërkuar një pagë shumë më të lartë se ajo që i ofrojnë kuqezinjtë, ndaj Maldini e Massara po mendojnë të shesin mesfushorin që në merkaton e janarit.

Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë deh përveç Paris Saint Germain, së fundi në garë janë përfshirë edhe klubet e kampionatit anglez si Chelsea e Tottenham, të cilat janë gati jo vetëm të kënaqin pretendimet e mesfushorit, por edhe të paguajnë një shifër simbolike për kuqezinjtë gjatë muajit janar.

Sipas mediave italiane, të dy klubet londineze kanë nisur negociatat me menaxherin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë dhe janë treguar të gatshëm të plotësojnë pretendimet e tij ekonomike për verën e ardhshme.

Megjithatë duke qenë se gara është bërë e fortë dhe Milani mund të veprojë me “dorë të hekurt” duke e dërguar Kessie në tribunë, atëherë Chelsea dhe Tottenham mund të tregojnë gatishmërinë për të paguar rreth 10-15 milionë euro, për ta marrë futbollistin që në muajin janar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...