Gabri Veiga është kthyer në një objektiv të shumë klubeve të mëdha europiane. Mesfushori me tipare sulmuese po shkëlqen te Celta Vigo, skuadër me të cilën ka shënuar edhe 8 gola deri më tani në kampionat.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe tashmë vlerësohet nga spanjollët me 40 milionë euro. Mediat iberike raportojnë se për shërbimet e Gabri Veiga interesohet edhe Liverpool.
LEXO EDHE:
- Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
- “Çmenden” arabët, ofertë stratosferike për Lionel Messin
- Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten
- Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”
The Reds i shtohet një liste të gjatë klubesh që e duan. Real Madrid është një prej tyre, ndërsa në Angli për 20-vjeçarin në garë janë edhe Arsenal, Manchester City e Newcastle.
Veiga është një prodhim i klubit galician. Ai po luan sezonin e parë me skuadrën e parë. Vitin e kaluar debutoi me kombëtaren U21 të Spanjës.