Ligue 1

Jo vetëm Renato Sanches, PSG bind edhe mesfushorin e Napolit

PSG është shumë afër një tjetër përforcimi në mesfushë pas blerjes së Renato Sanches nga Lille. Kampionët e Francës kanë arritur akordin me agjentin e Fabian Ruiz, i cili ka edhe një vit kontratë me Napolin, por që ka refuzuar çdo propozim rinovimi.

L’Equipe shkruan se mesfushori ofensiv ka pranuar ofertën 4-vjeçare me 5 milionë euro pagë sezonale, ndërkohë që drejtuesit e PSG-së duhet të bindin presidentin De Laurentiis, i cili kërkon 30 milionë euro për 26-vjeçarin.

p

Francezët kanë gati 25 milionë euro + bonuse dhe marrëveshja finale është afër. Për Fabian Ruiz kishte interesim edhe nga Barcelona, Reali i Madridit dhe Manchester United.

Një rikthim në Spanjë e tundonte jo pak lojtarin iberik (15 ndeshje dhe 1 gol me Spanjën), Carlo Ancelotti e vlerëson shumë, por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi nga Reali, kështu që Fabian Ruiz ka zgjedhur të vijojë karrierën në Ligue 1.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency