Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jo vetëm Ronaldo, Juve vijon të bëjë pazar te Reali

Ndoshta është një indicie që nuk e bën të mjaftueshme të raportohet për lajm. Por diçka e tillë, nëse iu komunikohet tifozëve, e për më tepër vetëm 24 orë pasi u zyrtarizua “transferimi i shekullit”, sigurisht që mund t’i bëjë të kalojnë në delir e pse jo të ëndërrojnë.

Mbrojtësi brazilian i Realit, Marcelo, është bërë ndjekës i profilit zyrtar të Juventusit në “Instagram”. Me shumë gjasë, ky është një tregues që ka të bëjë më shumë për afrimitetin e tij me Cristiano Ronaldon, me të cilin është shok jo vetëm për një çështje të thjeshtë: gjuha dhe komunikimi më i lehtë me portugezin.

Por, tifozët bardhezinj të Juventusit po ëndërrojnë dhe këtë e kanë shfaqur hapur edhe në rrjetet sociale, ku “hashtag”-u #Marcelo po kthehet në trend edhe në “Twitter”.

Mes të tjerash, kjo çështje është e lidhur edhe me nevojat për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes së Juventusit. Gjithçka mbetet e lidhur me fatin e një tjetër braziliani, si Alex Sandro, i cili gjithmonë ka qenë mes dilemës mes nxjerrjes së tij në merkato dhe mundësisë për ta mbajtur, përmes rinovimit të kontratës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...