Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jo vetëm Ronaldo, Juventusi kërkon një tjetër madrilen

Duket si një trend i fundit me shumë lojtarë që shkojnë në kah të kundërt më Realin e Madridit, kështu në valën e largimeve nga “los blancos”, Juventus hap dyert për të mirëpritur ata që japin lamtumirën.

Bardhezinjtë janë gati për “Galaktikun” e radhës, Marcelo, pasi 30-vjeçari duket se ka humbur buzëqeshjen e tij tek klubi madrilen dhe është gati për një eksperiencë të re. Në të vërtetë do të ishte më mirë po të thoshim një aventurë të re, pasi ashtu siç spekulojnë mediat, mbrojtësi i majtë mund të bashkohet me Cristiano Ronaldon në Torino.

Dyshja Ronaldo-Marcelo prej vitesh janë në një sintoni perfekte si brenda, ashtu dhe jashtë fushe, dhe shumë shpejt mund ta gjejnë veten sërish në të njëjtin ekip. Tratativa vështirësohet duke qenë se merkato është drejt fundit dhe koha është e limituar me vetëm dhjetë ditë të mbetura, por diçka e tillë nuk ka zbehur interesin e Juventusit, që është gati për këtë operacion, përkundrazi.

Marotta e Paratici, që tashmë janë siguruar për gatishmërinë e lojtarit, presin disa sinjale të rëndësishme edhe nga Parisi, pasi poshtë kullës “Eiffel” luhet një tjetër ndeshje, ajo e destinacionit të ri të Alex Sandro.

Me kalimin e numrit 12 te parisienët e Al khelaifit për shifrën e 40-50 milionë eurove, Marcelo do të ishte gati të vishte fanellën e Zonjës së Vjetër me objektiv titullin e Champions League. Sigurisht që njëherazi duhet gjetur edhe akordi me Realin dhe presidentin Florentino Perez, që ndoshta nuk do të ishte shumë i lumtur për ikjen e një tjetër “guri të çmuar” nga organika, gjithsesi ashtu si edhe në operacionin e CR7, gjithçka tashmë luhet mbi dëshirën e vet lojtarit.

Në përshëndetjen e tij për largimin e Cristiano Ronaldos, Marcelo pati shkruar se shumë shpejt do të jemi sërish bashkë. Sinjal që lë më shumë se sa një derë hapur nga ku mund të futen bardhezinjtë. Nga ana tjetër edhe fenomeni portugez duket se ka nisur një farë presioni ndaj drejtuesve të klubit për të sjellë në Torino brazilianin. Një dyshe fenomenale, e nëse arrihet me sukses tratativa, fitues do të ishte Allegri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...