Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Jo vetëm Spanja, Shqipëria sfidon edhe Gjeorgjinë në muajin mars

Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë në një ndeshje miqësore në 29 mars. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se përfaqësuesja kuqezi do të përballet tre ditë pas sfidës me Spanjën, me përfaqësuesen gjeorgjiane në vendin tonë, megjithatë do të përcaktohet në ditët në vijim stadiumi dhe ora kur do të luhet kjo ndeshje.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

Takimi i fundit me Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka qenë miqësorja e 16 nëntorit 2015, që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u mbyll në barazim 2-2.

Si takimi me Spanjën ashtu dhe ndeshja me Gjeorgjinë do i shërbejnë trajnerit Edoardo Reja, për të parë gjendjen e skuadrës para ndeshjeve të Nations League.

Kuqezinjtë do të përballen me Rusinë, Izraelin dhe Islandën në takimet e muajit qershor në grupin 2 të Ligës B. Trajneri do të ketë mundësinë për të testuar dhe ndonjë element të ri, para nisjes së ndeshjeve zyrtare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...