Angli

Jo vetëm Sterling, Chelsea kërkon t’i marrë City-t edhe një mbrojtës

Chelsea ka filluar lëvizjet për merkaton e verës dhe përveç Rahem Sterling, i cili është raportuar së fundmi nga mediet britanike si një nga të preferuarit e londinezëve, në listë e tyre është edhe mbrojtësi Nathan Ake.

“The Telegraf” ka raportuar në orët e fundit se Chelsea është seriozisht e interesuar për kartonin e holandezit, të cilin dëshiron ta rikthejë në Londër.

27-vjeçari ka kontratë deri në 2025-ës me City-n, megjithatë në sezonin e fundit mbrojtësi nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme te ekipi i Pep Guardiolës, ndaj nuk do ishte habi nëse vetë Nathan Ake do të zgjidhte transferimin te Chelsea.

Megjithatë vlen të shihet në ditët në vijim nëse “blutë” e Londrës do të jenë të gatshëm të paguajnë kartonin e mbrojtësit, që aktualisht vlerësohet 25 milionë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency