Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Jo vetëm titullin, Verstappen mposhti Hamilton edhe në një tjetër aspekt

Max Verstappen fitoi titullin e dytë në karrierë sezonin e shkuar të Formula 1 teksa nuk hasi në shumë vështirësi duke qenë se Mercedesi nuk ishte në një situatë të mirë ndërsa nga ana tjetër, Ferrari dhe Charles Leclerc e patën të pamundur të mbanin ritmin e holandezit në garë. Por, një tjetër aspekt në të cilin 25-vjeçari triumfoi mbi rivalët janë edhe përfitimet ekonomike, kjo pasi piloti i RedBull ishte më i mirëpaguari sezonin e kaluar duke lënë pas edhe një si Leëis Hamilton.

Nëpërmjet pagës te skuderia austriake dhe bonueseve të përfituara nga fitoret në gara dhe podiumet e arritura, Verstappen arkëtoi plot 45 milionë paund, ndërsa Hamilton mbeti në kuotën e 29 milionë paundëve.

Sakaq, vendi i tretë për Charles Leclerc të Ferrarit me italianin që fitoi deri në 20 milionë euro ndërsa në vend të katërt dhe të pestë renditen respektivisht Lando Norris i McLaren dhe Carlos Sainz i Ferrarit. Kujtojmë se sezoni i ri i Formula 1 starton më datë pesë mars në Arabinë Saudite në pistën e Sakhir.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...