Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jo vetëm United, edhe Milani në garë për lojtarin serb

Marko Grujic, mesfushori serb i Portos, është kthyer në një objektiv për disa klube të mëdha. Pas Manchester United, për shërbimet e tij interesohet edhe Milani.

Corriere dello Sport shkruan se kuqezinjtë kane nisur edhe tratativat. Vetë futbollisti 27-vjeçar ka dhënë “OK”-in për transferimin e tij në Serie A dhe kampionëve të Italisë tashmë u duhet të bindin Porton.

Grujic shikohet si pasuesi ideal i Franck Kessie. Më parë mesfushori ka luajtur edhe te Liverpool, që e shiti atë te portugezët për 9 milionë euro. Ai është aktivizuar edhe në Bundesliga me Hertha Berlin dhe një eksperiencë te kampionët e Italisë e josh shumë.

Lexo edhe: 

Mesfushori numëron 30 ndeshje me Porton këtë sezon, duke regjistruar një gol dhe një asist me “Dragonjtë e Oportos”. Ndërkohë, ai ka veshur 19 herë fanellën e Kombëtares.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...