Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Jo vetëm Zaniolon, Galatasaray tentoi edhe një tjetër emër të madh

Në vitet e fundit, Galatasaray ka qenë mjaft aktive në merkato duke transferuar emra të njohur të futbollit botëror. Së fundmi në radhët e turqve aktivizohen lojtarë si Icardi, Mertens dhe Mata ndërsa në merkaton e janarit realizuan një tjetër tratativë të bujshme si transferimi i Nicolo Zaniolos nga Roma.

Megjithatë, Zaniolo nuk ishte i vetmi emër i preferuar nga ana e drejtuesve turq sa i takon merkatos së janarit pasi sipas “Talksport”, Galatasaray tentoi edhe firmën me Philippe Coutinho.

Ky i fundit nuk po kalon një periudhë të mirë në radhët e Aston Villa-s në Premier League teksa në 20 ndeshje me skuadrën angleze nuk ka mundur të shënojë apo edhe të asistojë. Megjithatë, ishte vetë 30-vjeçari që refuzoi Galatasarayn pasi nuk e preferonte kampionatin turk duke qëndruar në Premier League si një kampionat elitar.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...