Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Joao Cancelo drejt kthimit te Interi, operacioni përfshin tre klube

Luajti te Interi vetëm një sezon, por Joao Cancelo ka lënë gjurmë te zikaltrit dhe sipas mediave italiane, këtë verë pritet të rikthehet sërish, i kërkuar me ngulm edhe nga Antonio Conte, që e sheh si lojtarin ideal për krahun e djathtë.

Anësori portugez është pjesë e Manchester City-t, por nuk preferohet shumë nga Guardiola, me këtë të fundit që ka dëshirë të afrojë te “citizens” mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Nelson Semedi, rival i Cancelos edhe te Kombëtarja e Portugalisë.

Marrëveshja për transferimin e Cancelos te zikaltrit do të përfshijë tre klube, pasi sipas mediave italiane, fillimisht do të ketë një shkëmbim kokë më kokë mes tij dhe Semedos dhe më pas do të përfshihet në marrëveshjen që do të çojë Lautaro Martinez te Barcelona.

Kështu për të marrë kartonin e argjentinasit, katalanët do të paguajnë 60 milionë euro kesh dhe kartonët e Cancelos e Vidal, dy futbollistë që do të kompletonin ndjeshëm organikën e Antonio Contes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...