Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Joao Cancelo në stol, Nagelsmann: Ju shpjegoj pse preferova Stanisic

Bayern Munchen fitoi 1-2 përballë Stuttgart duke u rikthyer në vendin e parë në Bundesligë me 49 pikë, po aq sa Borussia Dortmund.

Një fitore e rëndësishme për ne, por padyshim që nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë. Duhet të përmirësohemi”, deklaroi Julian Nagelsmann.

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë u ndal edhe te Joao Cancelo. Portugezi qëndroi në stol gjatë gjithë takimit, vendim për të cilin Nagelsmann ka një shpjegim.

Ai po përshtatet mirë, nuk kam përshtypjen se po has probleme në këtë aspekt. Preferova Stanisic, sepse është më tepër mbrojtës. Ky është shkaku pse e zgjodha në vend të Cancelos, kaq”.

Në fund një koment për duelin ndaj PSG-së në Champions League. Bavarezët fituan 0-1 në Francë. Të mërkurën zhvillohet takimi i kthimit në Mynih.

Të dy skuadrat kërkojnë me çdo kusht kualifikimin në çerekfinale. “Fitorja në ndeshjen e parë na vendos në një pozicion të mirë, por kjo do të jetë një sfidë ndryshe nga e para.

LEXO EDHE:

Më duhet të analizoj sërish duelin e luajtur në Francë. Do të shoh se çfarë po bën PSG dhe më pas do të vendos në lidhje me formacionin”, u shpreh trajneri 37-vjeçar.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...