Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Joao Mario dhe Gabigol, gati largimi nga Interi

Joao Mario dhe Gabigol ishin 2 përforcimet më të bujshme të Interit në merkaton e verës së 2016-ës, madje në orët e fundit të sa. Që të dy kushtuan më tepër se 70 milionë euro, por kur ka kaluar 1 sezon e gjysmë, asnjëri nuk ka arritur të justifikojë investimin dhe të sigurojë vendin te zikaltrit.

Joao Mario erdhi si kampion Europe me Portugalinë dhe Interi pagoi plor 45 milionë euro për të, por portugezi ka rezultuar një dështim dhe pavarësisht mundësive të panumërta, asnjëherë nuk ka arritur të jetë bindës dhe i qëndrueshëm në lojën e tij.

E njëjta situatë vlen edhe për brazilianin Gabigol ,që erdhi nga Santosi dhe pas një sezoni u huazua te Benfica, por edhe atje nuk arriti të gjejë formën e tij më të mirë.

Tani zikaltrit po negociojnë shitjen e tyre, me Gabigolin që është shumë pranë një rikthimi te Santosi, atje ku edhe shkëlqeu. Formula do të jetë ajo e huazimit të thjeshtë për 6 muajt në vijim, me qëllim që futbollisti të rigjejë fushën dhe minutazhin në këmbë.

E njëjta situatë është edhe me numrin 10 të zikaltërve, Joao Marion, që ka kërkuar më shumë minuta, por në fushë nuk po tregon se i meriton ato. Zikaltrit janë duke negociuar me West Hamin për një huazim të portugezit, të paktën deri në fund të sezonit, me shpresën se do të tregojë përmirësim në formën e tij dhe do të ketë treg në merkaton verore.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...