Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Joao Mario prezantohet te Sporting: Këtu për të “rilindur” dhe për Europianin

Mesfushori portugez Joao Mario është prezantuar mbrëmjen e djeshme zyrtarisht te klubi i Sportingut të Lisbonës, atje ku edhe spikati 4 vite më parë, duke bindur drejtuesit e Interit të paguajnë 40 milionë euro për kartonin e tij.

Fantazisti portugez ka mbajtur veshur fanellën zikaltër për dy sezone e gjysmë dhe pjesën tjetër të kohës e ka kaluar në huazim te West Ham në Angli dhe Lokomotiva e Moskës në Rusi, por në asnjë rast nuk ka arritur të bindë.

Duke qenë se ofertat në drejtim të tij kishin munguar gjatë merkatos, zikaltrit vendosën ta lënë në huazim për një sezon te Sportingu me shpresën që Joao Mario do të arrijë të kthehet në nivele të larta dhe do të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Vetë futbollisti u shpreh mjaft i kënaqur që do të veshë sërish fanellën bardh-jeshile të Sportingut të Lisbonës dhe theksoi se është gati të bëjë më të mirën në fushën e lojës, edhe për të fituar një vend në Kampionatin Europian të verës së ardhshme.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer këtu dhe për më tepër që do të kem mundësi të vesh sërish fanellën me numrin 17, që më duket sikur më sjell fat. Jam gati të bëhem pjesë e projektit të klubit, që ka shumë lojtarë të rinj e të talentuar në përbërje. Dua të bëj një sezon shumë të mirë për të ndihmuar Sportingun, por edhe për të fituar një vend në kombëtare për Kampionatin Europian”, u shpreh Joao Mario.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...