Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Joe Bryan hero, Fulhami mposht Brentfordin dhe ngjitet në Premier

Një tjetër londineze u bashkohet skuadrave të Premier League-s. Pas vetëm një sezoni në Championship, Fulhami arriti të ngjitet në elitën e futbollit anglez, pasi mposhti në finalen e play off-it me rezultatin 2-1 Brentfordit, që nuk luan në Premier League që nga vitit 1992.

Në Wembley u luajt përgjithësisht një finale e mërzitshme, pa raste të pastra dhe e vendosur nga episodet në kohët shtesë. Heroi i Fulhamit rezultoi Joe Bryan, që realizoi të dy golat e skuadrës së tij. Në minutën e 105-të dalloi daljen e gabuar të portierit kundështar, duke e dërguar topin direkt në rrjetë, ndërkohë që të gjithë prisnin krosimin në zonë, ndërsa tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së dytë shtesë mposhti për herë të dytë Smithies, pas kombinimit me Mitrovic.

Brendtfordi arriti të shkurtonte diferencën me Dalsgaard në minutën e 124-t, shumë vonë për të tentuar barazimin, që do t’i drejtonte ekipet te 11-metërshat.

Premier Leagua vazhdon të mbetet tabu (në vitet e fundit) për skuadrën që renditet e treta në fund të sezonit të rregullt në Championship.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...