Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Jonuz: Barazimi na zhgënjen, por kualifikohemi ne!

I pakënaqur dhe shumë i zhgënjyer për barazimin me shifrat 2-2 ndaj Flamurtarit në Shkodër. Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz e analizoi kështu sfidën e parë të raundit të 1/8-ave mes kuqebluve dhe kuqezinjve nga Vlora, gjithsesi tekniku nga Maqedonia e Veriut beson ende te kualifikimi në çerekfinale.

Në prononcimin e dhënë për mediat, Jonuz ka pohuar: “Një ndeshje që nuk shkoi ashtu siç e planifikuam dhe e prisnim. Ky barazim më zhgënjen shumë, pasi ne duhet që ta fitonim ndeshjen në Shkodër. Kishim lënë pushim disa prej titullarëve, duke qenë se ka ngjeshje ndeshjes, por prapë nuk është justifikim, sepse ne kemi brë merkato, për të shtuar cilësinë dhe konkurrencën, jo vetëm në 11-she, por për të qenë solid edhe në stolin e rezervave”.

“Ne jemi Vllaznia dhe një ndeshje si kjo e sotmja duhej që ne ta fitonim. Sidorenko luajti si titullar, bëri mirë, por ishte i pafat. Tashmë duhet që të shohim përpara, në ndeshjen e kampionatit dhe besoj te çunat se Vllaznia do të kualifikohet”, – tha Jonuz pas sfidës së Kupës së Shqipërisë me vlonjatët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...