Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Jonuz: I kënaqur me barazimin, tani të mendojmë për Tiranën

Vllaznia mori një pikë në Ballsh, falë barazimit 0-0, ndërsa trajneri Mirsad Jonuz në intervistën për “Gol pas Goli”, komplimentoi futbollistët e tij, por u ankua për orarin e ndeshjeve dhe kalendarin e ngjeshur.

A jeni i kënaqur me barazimin pa gola në këtë takim?
Është një fillim i mirë për skuadrën time, por në këtë orar dhe me këto temperatura është shumë e vështirë të luhet, ndaj duhet të komplimentoj futbollistët e të dy skuadrave për atë që dhanë në fushë. Rezultati është real, pasi të dy skuadrat morën ato që deshën. Pashë një lojtar të ri si Emerson, por eksperimentova edhe me Shtubinën mbrapa e Gurishtën në krahun tjetër, lëvizje që më rezultuan të suksesshme, pasi më jep mundësi të bëj më shumë manovrime taktike. Kemi marrë 4 pikë në këto dy javë dhe tani do të mendojmë për Tiranën, në pritje të pushimit, që do ta shfrytëzojmë për të rikuperuar përgatitjet.

A e kishit përgatitur skuadrën për këtë kalendar?
Është shumë e vështirë pasi përgatitjet nisën me vonesë, por jemi munduar shumë për t’ia dalë me sukses në këto sfida. Kemi luajtur dy herë në orën 16:00 dhe të shtunën do të presim Tiranën, ndaj besoj se do të jetë shumë e vështirë, por jemi me moral të lartë dhe besoj që bashkë me ndihmën e tifozërisë, do të bëjmë një ndeshje të mirë.

Vllaznia po luan mirë, ndaj duhet t’i jepni kurajë…
Është e vërtetë që kemi luajtur mirë, por është shumë e vështirë, Megjithatë kjo është puna jonë dhe tani do të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...