Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Jonuz: Kam një surprizë për Partizanin, filozofi ndryshe nga Lerda

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, paralajmëron Partizanin para sfidës së “Loro Boriçit”, që do të zhvillohet këtë të diel. 57-vjeçari deklaroi në konferencën për shtyp se u ka rezervuar një surprizë të kuqve.

“Na pret një ndeshje e fortë. Partizani ka një organikë të pasur. Ne vijmë pas dy fitoresh, kemi një situatë të mirë psikologjike në të gjitha drejtimet. Është një situatë ndryshe nga ajo pas Tiranës dhe Bylisit. Kemi luajtur 7 ndeshje kampionat dhe të gjithë lojtarët janë në maksimumin e tyre. Nesër presim sa më shumë tifozë në stadium dhe shpresoj të dalim të gjithë të lumtur. Kërkoj nga lojtarët e mi që të japin më të mirën.”

Partizani do të surprizohet: Nesër besoj se do të kemi një surprizë ndaj Partizanit. Nuk kam pse e zbuloj që tani, por nesër do të kemi një situatë ndryshe ndaj Partizanit. Natyrisht, pres çdo gjë, sepse Partizani është një skuadër profesioniste, me trajner profesionist. Kam parë se e ndryshon shpesh taktikën. Një herë luan me katër mbrojtës, pastaj me tre, ndonjëherë me tre sulmues. Shumë lojtarë mund t’i përdorë në pozicione të ndryshme.

Mesazhi për tifozët dhe futbollistët: Kam një mesazh për lojtarët dhe tifozët tanë: të kemi sa më shumë vetëkontroll. Lojtarët të jenë sa më të qetë, bashkë me tifozët. Sidomos 20 minutat e para do të jenë shumë të rëndësishme. Nuk ka vend për eufori, është një ndeshje e rëndësishme. Marrim të njëjtat pikë, si me Partizanin, Kukësin, Flamurtarin e Laçin. Fitorja nesër do të ishte shumë e rëndësishme, si për mua, skuadrën dhe qytetin.

Çinari kundër Vllaznisë: Nuk është i rëndësishëm Çinari te Partizani, që nesër vjen si kundërshtar, as Hasani te Tirana e çdo lojtar tjetër, por skuadra. Nuk luan një lojtar, por e gjithë skuadra. Unë nuk kam presion, as skuadra dhe lojtarët. Fundja, pse duhet të kemi? Ky është fillimi i kampionatit. Pritshmëritë? Janë në varësi të lojës, si do të shkojë ndeshja, por dua të fitoj.

Lerda: Ai vjen nga Italia dhe ka një filozofi ndryshe për futbollin. Unë jam ballkanas, kam filozofi e karakter të ngjashëm me trajnerët e tjerë këtu, si dhe në rajon, Maqedoni, Bosnjë, Kosovë etj. Trajneri italian i Partizanit normalisht që ka tjetër qasje taktike për futbollin.

Formacioni: Nuk dua të flas sot për formacionin. Ky është thjesht fillimi, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe ecuri. Kjo skuadër ka nevojë të tregojë gjithë karakterin këtë muaj. Vllaznia ka nevojë për kohë dhe punë. Nuk jam magjistar, që t’i bëj gjërat me shkop magjik, por vetëm duke ulur kokën e punuar fort, bashkë me lojtarët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...