Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Jonuz, kritik: Shënuam katër gola? S’jam i kënaqur…

Mirsad Jonuz ka kritika në drejtim të skuadrës së tij, pavarësisht fitores së thellë ndaj Luftëtarit. Trajneri i Vllaznisë foli me rezerva për lojën.

“E rëndësishme është që kemi fituar, por edhe që shënuam katër gola. Kishte shumë gabime që ne duhet t’i rregullojmë, si në sulm ashtu dhe në mbrojtje. Nuk kemi shumë mirë komunikimin në mbrojtje. Pasimet nuk ishin të sakta. Ka pasur momente që mua nuk më kanë pëlqyer. Kemi humbur shumë topa dhe ka pasur shumë probleme. Në futbollin profesionist nuk duhet të ndodhin këto gjëra.”

Lojtarët me kartonë të verdhë:  Problem ishte që patëm edhe 6 futbollistë me kartonë të verdhë, duhet të kishim kujdes se ndeshjen tjetër e kemi me Skënderbeun. Bardulla dhe Adili nuk do të luajnë ndeshjen tjetër. Malota ka qenë me kartonë të verdhë, ka munguar dhe Gurishta me Hygorin. Kur ka mungesa, edhe problemet janë të dukshëm.

Komunikimi mes reparteve: Ata duhet ta kuptojnë që nuk luhet vetëm në sulm. Prandaj thashë që komunikimi mes sulmit dhe mbrojtjes nuk ishte i mirë. Portieri që debutoi sot ishte mirë. Katër gola do të thonë shumë, por nuk jam shumë i kënaqur”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...