Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Jonuz: Me Tiranën një klasike, Ramadani dhe merkato…

Këtë të shtunë luhet derbi i Shqipërisë Vllaznia-Tirana. Trajneri i shkodranëve Mirsad Jonuz ka besim se skuadra e tij do të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo sfidë ndërkohë që në konferencën për shtyp, ai foli edhe për gjëndjen e lojtarëve të dëmtuar dhe merkaton.

Klasikja me Tiranën? “Për shkak se kam luajtur shumë derbi si trajner dhe si futbollist dhe veçanërisht sepse është një derbi i përjetshëm, ka shumë rëndësi si do të përfundoj kjo ndeshje. Është një ndeshje e mirë për futbollin shqiptar. Vetë situata në të cilën ndodhemi me katër pikë, na bën optimist.

Fitore? “Kush nuk e do që në fund të gjithë bashkë të gëzohemi. Do të ishte një fillim i mirë me 7 pikë në tre ndeshje?

Dëmtimet? “Skuadra është gati është e motivuar, veç Gligorovit që mungon. Me ne bashkë do të jetë edhe Ramadani”.

Ramadani? “Natyrisht është një lojtar me shumë rëndësi dhe që nga momenti i parë do të luajë pjesën e tij. Ai ka kaluar një dëmtim dhe tashmë është në gjendje shumë të mirë. Kjo është një mundesi shumë e mirë për ne sepse do kemi zgjidhje në mesfushë.

Mbrojtësi afrikan? “Mendoj se është gjatë fundit e gjithë procedura. Besoj se deri në përfundim të merkatos do të jetë pjesë e Vllaznisë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...